Agjencia Zhurnal.mk.

Konjufca takohet me Szunyog: Procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Siç thuhet në një komunikatë për media, në takim u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike, aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Konjufca ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij. ​

Related posts

Ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti është mashtrues, amerikanët s’e përkrahin mashtruesin

Xh M

Nderohen 23 viktimat e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve

D V

Një ditë para mbajtjes së Asamblesë Parlamentare të KiE-së, delegacioni i Kosovës e falënderon raportuesen Bakoyannis

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy