Agjencia Zhurnal.mk.

Konjufca: Nuk e pranojmë Asociacionin serb, kjo është punë e kryer

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se reciprociteti do të ndodhë brenda mandatit qeverisës dhe për shkak të seriozitetit të tij, Qeveria nuk e ka bërë deri tash.

 

Sipas tij, kryeministri Rama nuk po është në një vijë me politikat e Kosovës dhe Shqipëria e Kosova kanë marrë rrugë të kundërta, pasi Qeveria ka konsensus edhe me opozitën në Kosovë për “Ballkanin e Hapur, por jo edhe Rama, duke amnistu Vuçiqin.

“Me një projekt Shqipëria është me Serbinë dhe jo me Kosovën. Vendi jonë pse nuk merr pjesë e ka shumë të qartë dhe këtë duhet ta ketë të qartë edhe Rama”, tha ai.

Konjufca ka përmendur aksionet e policisë së Kosovës në veri, duke thënë se do të shkoj prapë pa e pyet Vuçiqin.

Ai në T7 tha se Kosova nuk e pranon Asociacioni dhe kjo është punë e kryer.

“Kurti në Bruksel ka shkuar edhe me propozime, ia ka ofruar Vuçiqit letrën a e nënshkruan t’i që nuk do ta sulmoni Kosovën, ai ka thënë jo. Serbia paqe me Kosovën nuk ka dhe propozimi i Kurti ishte i mirë”, tha ai.

Related posts

Afro 3 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë që nga fillim i pandemisë

Z H

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj në institucionet ushtarake amerikane

D V

Mbledhja e parë e Komitetit për luftimin e COVID-19, kërkohet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More