Agjencia Zhurnal.mk.

Konjanovski: Pas tërmetit të mbrëmshëm është mbyllur një kopsht në Manastir

Shkup, 10 janar – Pas tërmetit të mbrëmshëm në Manastir, në mënyrë parandaluese është mbyllur një kopsht që funksionon në kuadër të kopshteve “Majski cvet”, ndërsa vendimi është marrë me qëllim që ekspertët të bëjnë kontrolle shtesë për sigurinë e kopshtit të fëmijëve, deklaroi kryetari Toni Konjanovski.

 

Konjanovski në konferencë për shtyp në Manastir konfirmoi se tashmë është formuar një komision i përbashkët ekspertësh për përcaktimin dhe vlerësimin e dëmeve pas tërmetit të mbrëmshëm në atë qytet.

“Mbrëmë dolëm në terren, i siguruam të gjitha informatat nga Shërbimi i urgjencës mjekësore dhe njesia e zjarrfikësve dhe si Shtabi i Krizave konkluduam që menjëherë të formojmë një komision për vlerësimin e dëmeve në të cilin do të jenë edhe përfaqësues të Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve në Shkup. Është me rëndësi që pas tërmetit të mbrëmshëm nuk ka persona të lënduar, ndërsa për dëmet në shtëpitë e çdo familjeje do të ketë kompensim adekuat”, tha Konjanovski.

Në shtabin komunal të krizës u diskutua për gjendjen aktuale të KOVID-it në qytet, e cila, siç tha kryetari Konjanovski, në këtë periudhë është duke u përshkallëzuar.

“Jemi të informuar se në Spitalin klinik të Manastirit janë të shtruar 17 persona, por në klinika ka një numër të madh të kontrolleve shëndetësore. Apeloj qytetarët që t’i respektojnë masat për kovid, si mjek rekomandoj që qytetarët të vaksinohen sepse vaksina mbron nga format më të rënda të sëmundjeve”, tha Konjanovski.

Nga Shtabi Komunal i Krizave bëhet me dije se uji i pijshëm në qytet është i shëndetshëm, cilësor dhe i sigurt për pije.

Related posts

Xhaferi: Ballkani Perëndimor në BE do ta përforconte Unionin

Z H

Filloi heshtja zgjedhore

Redaksia

Hapje e Qendrës së parë për aftësi të reja në vend

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More