Agjencia Zhurnal.mk.

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

Kongresistët Steve Cohen dhe Joe Wilson kanë prezantuar një rezolutë për t’i dhënë fund njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Vladimir Putinit si president i Rusisë, nëse mbetet në pushtet pas vitit 2024.

 

Kjo kërkesë vjen pasi në muajin prill, Putin kishte nënshkruar një ligj që i jep të drejt atij të drejtën për të kërkuar dy mandate të tjera në detyrë.

“Kongresisti Steve Cohen, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur më mirë si Komisioni i Helsinkit, së bashku me kongresistin Joe Wilson nga Karolina e Jugut, prezantuan një rezolutë të Kongresit për t’i dhënë fund njohjes së Vlladimir Putinit si president i Rusisë pas 7 majit 2024, nëse autokrati mbetet në pushtet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Cohenit.

Kjo rezolutë, pretendon se parregullsitë në zgjedhjet ruse e kanë mbajtur Putinin në pushtet dhe vazhdimi i tij në detyrë përtej vitit 2024 do të ishte i paligjshëm.

Në një referendum të mbajtur verën e kaluar, më shumë se 78 për qind e rusëve që morën pjesë, votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese që lejon mbajtjen në pushtet të Putinit në më shumë se dy mandate.

Nëse rizgjedhja e Putinit do të bëhet sipas Kushtetutës së re, ai do t’ia kalonte Josef Stalinit si udhëheqësi rus më jetëgjatë që nga Pjetri i Madh.

Related posts

Papa Francesku vizitë në Hungari: Pamundësoni shpërthimet e urrejtjes

D V

Gjykata Kushtetuese e Francës: Kërkimi i dokumentit të vaksinimit për të hyrë në restorante është i ligjshëm

Redaksia

Sidnej zgjat masën e izolimit, për shkak të koronavirusit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More