Agjencia Zhurnal.mk.

Kongresi i autoriteteve lokale e rajonale e KE-së do të debatojë për kartën evropiane për autonomi lokale

Shkup, 26 tetor – Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të këshillit të Evropës, i cili këtë javë mban mbledhje në Strasburg, nesër do të debatojë rreth Raportit për zbatimin e Kartës evropiane për autonomi lokale nga ana e Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s.

 

Debati do të mbahet paradite, kur rreth raportit të përpunuar nga anëtarët e Kongresit, Harald Bergman dhe Zdenek Broz, do të mbajë fjalim zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Zoran Dimovski, pas së cilës pason debati, si dhe votim.

Meqenëse debati mbahet në vigjilje të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend, në Strasburg nuk merr pjesë asnjë anëtar i delegacionit të Maqedonisë gjatë Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale. Megjithatë ata kanë mundësi të kyçen përmes video lidhjeve në sesionin në Strasburg, i vili zhvillohet në mënyrë hibride – me prani fizike dhe onlajn.

Raporti i dedikuar mënyrës, në të cilin zbatohet Karta evropiane për autonomi lokale nga ana e Maqedonisë së Veriut, pason pas vizitës së katërt në vend nga viti 2018.

Vendi e ka ratifikuar Kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale në vitin 1997. Monitorimi tregoi një klimë pozitive për reformën për decentralizimin e mëtejshëm të vendit.

Raporti mirëpret rëndësinë që i jep Qeveria strategjisë së saj të zhvillimit, siç dëshmohet nga miratimi i një programi të ri për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimin në vitin 2021-2026. Gjithashtu theksohet se nga rekomandimi i mëparshëm në vitin 2012 është nënshkruar dhe ratifikuar Protokolli shtesë i Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale.

Në dokument shprehet edhe shqetësimi për “mungesën e qartësisë në ligj dhe praktikë në lidhje me shpërndarjen e kompetencave, gjë që çon në mbivendosje të kompetencave”.

Kongresi vlerëson se qeveritë vendore nuk kanë burime të mjaftueshme financiare për të kryer detyrat e tyre dhe se bashkitë mbeten shumë të varura nga transferet e qeverisë nga nivelet qendrore në ato lokale.

Rekomandimi, i cili do të votohet nesër, u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të qartësojnë shpërndarjen e kompetencave dhe të delegojnë më shumë kompetenca tek vetëqeverisja lokale, si pjesë e procesit të decentralizimit.

“Për këtë qëllim, autoritetet kombëtare duhet të ofrojnë fonde të përshtatshme dhe proporcionale për t’u mundësuar komunave të kryejnë detyrat e reja të parashikuara me ligj”, bën të ditur Kongresi.

Rekomandimi sugjeron më tej që Qeveria të rrisë pjesën e komunave në të hyrat e buxhetit vendor dhe të prezantojë një sistem më të gjerë të barazimit të të hyrave të tyre.

Së fundi, autoritetet kombëtare inkurajohen të rrisin digjitalizimin, të zbatojnë programe për ndërtimin e kapaciteteve në nivel lokal dhe të konsolidojnë më tej masat kundër korrupsionit.

Related posts

Rexhepi takon edhe Bujar Osmanin! Ngre nismë për bashkim të forcave progresive, fton deputetët t’i bashkohen

Z H

Menduh Thaçi fton ata që u larguan nga PDSH, hajdeni prap sepse PDSH është shtëpi e madhe

Redaksia

Zgjedhjet lokale / Arrihet koalicioni LSDM – BDI, Zaev: Do të zgjedhim kandidatët më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More