Agjencia Zhurnal.mk.

Kongres i KE-së: Në RMV ka përcaktim të dukshëm politik për decentralizim

Shkup, 27 tetor – Në Maqedoni të Veriut ekziston përcaktim i dukshëm politik për zbatim të decentralizimit, por nevojitet sqarim shtesë i legjislaturës dhe avancim i mëtutjeshëm i reformave në sferën e vetëqeverisjes lokale, ceket në Rekomandimin për vendin, që sot unanimisht e miratoi Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale i Këshillit të Evropës.

 

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, bashkëraportuesit për vendin, Harald Bergman nga Holanda dhe Zdenek Broz nga Çekia e përshëndetën faktin që Qeveria “vuri theks të fuqishëm në procesin e decentralizimit”, që është konfirmuar edhe me miratimin e Programit të ri për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimi për periudhën 2021-2026.

Broz në fjalimin e seancës së sotme të Kongresit theksoi se nga Rekomandimi paraprak për vendin, miratuar në vitin 2012, është nënshkruar dhe ratifikuar Protokolli shtesë i Kartës evropiane për vetëqeverisjen lokale.

Bergman, ndërkaq, theksoi se edhe krahas përparimit, ka mungesë të vazhdueshme të qartësisë edhe në legjislaturë edhe në praktikë lidhur me shpërndarjen e kompetencave, që çon deri te mbivendosja e tyre. Sipas tij, autoriteteve lokale u nevojiten mjete financiare për kryerje të detyrave të tyre, sepse komunat vazhdojnë në masë të madhe të mbështeten në transferet shtetërore.

Bashkëraportuesit, gjithashtu, konkluduan se në përgjithësi “obligimet për integritet akoma nuk janë respektuar në mënyrë adekuate gjatë emërimeve lokale”.

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski në video fjalimin e tij në tubim foli për Programin e ri për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimin për periudhën 2021-2026, ndërsa pas miratimit të Rekomandimit u përgjigj edhe në pyetjet e anëtarëve të Kongresit.

Në debatin rreth Raportit, delegatja e re nga Maqedonia e Veriut në Kongres, Monika Sazdova, theksoi se ajo si qytetare e zakonshme ka vërejtur përparim në procesin e decentralizimit në vend. Por, ajo, gjithashtu si edhe kolegja e saj, Balta Lamia nga Bosnja e Hercegovina, e cila foli në emër të të gjithë delegatëve rinorë në Kongres, posaçërisht e theksoi nevojën t’u jepet perspektivë të rinjve të qëndrojnë në vend dhe “të mos e kërkojnë fatin jashtë vendit”. Sipas tyre, gjatë punësimit duhet të merren parasysh kualifikimet e të rinjve, e jo nepotizmi dhe meritat politike.

Në Rekomandim, Kongresi u bën thirrje autoriteteve të përballen me problemet ekzistuese dhe t’u japin më shumë përgjegjësi bashkësive lokale. Për këtë nevojitet financim adekuat, prandaj i bëhet thirrje Qeverisë të punojë në rritjen e resurseve të komunave në buxhetet lokale.

Autoritetet nacionale, gjithashtu, inkurajohen ta zgjerojnë përdorimin e teknologjisë digjitale, plotësisht t’i konsolidojnë masat e antikorrupsionit dhe të implementojnë programe për përforcim të kapaciteteve në nivel lokal.

Related posts

Kovid 19 RMV/ 22 humbje jete,491 raste të reja

D V

Filipçe: Analizat e shumta e konfirmojnë efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19

D V

Në Shkup arrijnë edhe 14 shtetas të Afganistanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More