Agjencia Zhurnal.mk.

Konflikt për vegla pune, i arrestojnë të birin 4 herë brenda 10 viteve për një çështje

Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2013, djali i tij konfliktohet me disa persona për një motiv banal me një vegël pune. Konflikti agravon dhe shkon në dhunë, ku përfshihet edhe vetë Besniku. Arrestohen të dy dhe gjykata vendos “burg pa afat”.

Nga ekspertiza e parë që doli plagosje e lehtë, lirohen dhe Besniku qëndron “arrest shtëpie”, ndërsa i biri me “detyrim paraqitje”.

Pasi doli ekspertiza e tretë, Besniku dënohet me 5 vite burg dhe djali i tij me 3 vite e 6 muaj. Në vitin 2015 arrestohen. Besniku tregon, se në vitin 2015 u arrestuan dhe po kryenin dënimin në IEVP Fier.

Në 31 Dhjetor 2015, bënë kërkesë në gjykatë për të përfituar nga amnistia e vitit 2015. Gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën e Besnikut dhe Gjykata e Apelit e aprovoi, duke e liruar në 2017-ën.

Djalit ende nuk i kishte dalë data e gjyqit. Nga ana tjetër, djalit i refuzohet nga Gjykata e Fierit dhe i pranohet nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Lirohet dhe prokurori bën rekurs në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë e kthen sërish në burg. Besniku e çon në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e kthyer sërish për rigjykim dhe e liron djalin e tij.

Në vitin 2023, në Mars, Gjykata e Lartë sërish vendos ta kthejë në burg, pasi thuhet, se nuk përfiton nga aministia e vitit 2015.

Prej vitit 2013 e deri tani në 2023-shin, Besniku endet nëpër seanca gjyqësore dhe djali arrestohet për të katërtën herë.

Related posts

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Pse duhet urgjentisht amnistia penale

Xh M

Partia Socialiste tërheq amnistinë nga votimi – Opozita: U dështoi pazari

Xh M

Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy