Agjencia Zhurnal.mk.

Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

Mbrëmë  (28.10.2021), rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore ku pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit Policia ka hasur në armë.

 

Me këtë rast Policia ka konfiskuar: një armë automatike me një karikator, një armë automatike e tipit Zig Zauer me karikator dhe dylbi përcjellëse, katër fishekë të kalibrit 7.62mm dhe një sprej.

Policia njofton se tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit  dy nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48- orë.

Derisa në të njëjtën ditë, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë me laser cal: 7.62mm,  pushkë gjuetie 12mm, tytë e cal i panjohur, dylbi e pushkës, laser për armë, 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm dhe 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm.

Related posts

Arrestohet një person në Mitrovicë, i dyshuar për lëndim të rëndë trupor

D V

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur, policia atyre u gjen drogë gjatë bastisjes

Redaksia

Sekuestrohet sërish kokainë në portin e Durrësit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More