Agjencia Zhurnal.mk.

Konfirmon Eduart Grishaj: Arbana Osmani do të prezantojë festivalin e RTSH-së

Është përfolur në media se Arbana Osmani do të jetë prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së, por deri tani nuk kemi patur asnjë konfirmim nga moderatorja (e cila të dielën e kaluar ishte e ftuar në e “Diell” dhe nuk u pyet për këtë çështje).

Megjithatë partneri i saj Eduart Grishaj ka qenë ai që ka konfirmuar lajmin se Arbana dhe Edi do të jenë pjesë e festivalit të fundvitit.

 

Ai për herë të parë si regjisor i këtij festivali dhe ajo si moderatore.

I ftuar në programin “Ditë pas dite” Grishaj i është përgjigjur kureshtjes së moderatorëve se si ndihet për këtë hap të ri në karrierën e tij.

”E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit, i cili ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë. Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishim bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion.Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”, ka thënë Grishaj.

Related posts

Kristen Stewart është fejuar me të dashurën Dylan Meyer

D V

Amina Sadiku,një këngëtare e re,por jashtëzakonisht e talentuar dhe e suksesshme

Lea Muslija

Vdes gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More