Agjencia Zhurnal.mk.

Konfirmohet se Xiaomi Mix Fold 2 do të lansohet me 11 gusht, së bashku me të do të lansohen edhe Buds 4 Pro dhe Pad 5 Pro 12.4 inç

Parashikuesi i besueshëm Ice Universe, së fundmi ka pretenduar se Xiaomi Mix Fold 2 do të lansohet me 11 gusht.

Parashikimet e tij dolën të jenë të sakta pasi që Xiaomi shkroi në “Weibo” duke konfirmuar 11 gushtin si datë e prezantimit të Xiaomi Mix Fold 2.

Përveç Mix Fold 2, Xiaomi gjithashtu në të njëjtën ngjarje e cila do të mbahet ditën e enjte, do t’i prezantojë kufjet Buds 4 Pro TWS dhe tabletën Pad 5 Pro me ekran prej 12.4 inçëve.

Tableta Pad 5 Pro me 12.4 inç është ndryshe nga tableta Pad 5 Pro e lansuar gjatë vitit të shkuar. Tableta e re ka një ekran më të madh me madhësi prej 12.4 inç, ashtu siç sugjeron edhe emri në krahasim me atë të vitit të kaluar i cili kishte ekran prej 11 inçëve, dhe gjithashtu në pjesën e pasme përmban një “ishull” kamerash me dizajn të ndryshëm, raporton GSMArena.

Kamera kryesore e pajisjes ka sensor prej 50MP, por mbetet e paqartë se nëse është e njëjta me atë që gjendet në variantin 5G të Pad 5 Pro.

Xiaomi ende nuk ka dhënë detaje të plota për këto produkte, por me ngjarjen e cila është vetëm dy ditë larg, nuk ka mbetur aq shumë kohë për të ditur gjithçka nga për to. 

Related posts

OpenAl njofton për hapjen e zyres së re në Japoni, e para në Azi

D V

Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

D V

Viber prezanton funksionin e ri me Al

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy