Agjencia Zhurnal.mk.

Konfirmohet rasti i parë me omikron në Strugë

Strugë, 30 dhjetor – Konfirmohet rasti i parë me omikron, varianti i ri i Kovid-19 në Strugë, informon për MIA-n epidemiologia e Qendrës për Shëndet Publik Jovanka Strulakova – Koroveshoska.

Bëhet fjalë për një rast asimptomatik  te një person më i rritur, i vaksinuar me dy doza “Fajzer”.

“Personi për momentin është në izolim. Test PCR ka bërë para një jave për shkak të udhëtimit jashtë vendit. Gjatë skriningut doli se është pozitiv ndaj Kovid-19, ndërsa sot morëm konfirmim se bëhet fjalë për variantin e ri omikron”, deklaroi Strulakova – Koroveshoska.

Sipas pyetësorit, theksoi se personi nuk e di ku është infektuar, ndërsa si kontakte i ka përmendur anëtarët e  familjes së ngushtë. 

Related posts

Prokuroria Publike e Maqedonisë: Punojmë me përkushtim për përfundimin e lëndëve të ish-PSP-së

D V

Pendarovski i ftoi në festim të përbashkët në Krushevë Zaevin, Xhaferin dhe liderët e të gjitha partive parlamentare

D V

Taravari: Nuk është definitive, por me shumë mundësi do të bëhemi pjesë e Qeverisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More