Astrit Thaqi është lojtari i radhës që i jep fund aventurës së tij me skuadrën nga Drenasi, shkruan Gazeta Olle.
Mbrojtësit të njohur kosovar i skadon kontrata me klubin, andaj nga dita e sotme ai do të jetë lojtar i lirë.
Njoftimi ka ardhur nga vetë futbollisti.
“Permes keti postimi ,dua te ju njoftoj se ky mund te jet viti im i fundit ne fanelen e Feronikelit ,sot perfundon kontrata ime ,nga sot jom lojtar i lire. Respekt A.TH”, ka shkruar Thaqi në rrjete sociale.
Thaqi kishte ardhur te Feronikeli para tetë vitesh nga Ramiz Sadiku, dhe që nga atëherë i ka qëndruar besnik klubit.
/Gazeta Olle/