Gazeta Olle raportoi ekskluzivisht gjatë ditës së sotme se mesfushori i Dritës është zgjedhja e përzgjedhësit të Kosovës, në mungesë të Lirim Kastratit dhe Besar Halimit.
Kastrati dhe Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë.
Dardanët, sot, do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje mbrëmë pas ndeshjes.
/Gazeta Olle/