Agjencia Zhurnal.mk.

Konfirmohet dorëheqja e drejtorëve të dy klinikave, u’a ka kërkuar ministri Sali

Shkup, 2 nëntor – Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve ka dhënë dorëheqje. Ata thonë se dorëheqja e saj ka ardhur si kërkesë e ministrit Bekim Sali. Dorëheqja gjithashtu ka dhënë edhe drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, informon Zhurnal.

 

“Informojmë se me kërkesë të ministrit të shëndetësisë, sot në Ministrinë e Shëndetësisë janë dorëzuar dorëheqjet e dy drejtorëve të klinikave universitare.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve, prof. dr Aspazija Sofijanova dhe drejtori i Klinikës Universitare për radioterapi dhe onkologji dr. Nikolla Vasev.

Sipas procedurave ligjore, pas emërimit të drejtorëve të rinjë në këto klinika nga ana e ministrit, opinioni do të njoftohet me kohë”, thonë nga MSH./Zhurnal.mk

Related posts

Sullivan: Shfrytëzoni mundësinë për të nisur negociatat me BE

Xh M

Eskobar nis të dielën turin ballkanik, zbarkon edhe në Shkup?

D V

EDITORIAL / Gjuha shqipe – Lufta për bajraktarizëm mund t’i lë shqiptarët me “gishta në gojë”!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More