Agjencia Zhurnal.mk.

Konfirmohet aktakuza ndaj edukatoreve që keqtrajtuan të miturin në çerdhe, Prokurori kërkon që ato të shpallen fajtore

Është shpallur aktakuza, për dy të dyshuarat që po akuzohen për keqtrajtimin e fëmijës në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Këtë e kanë bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton klankosova.tv.“Sipas aktakuzës, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, konkretisht staf i angazhuar në Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, duke e keqtrajtuar të dëmtuarin e mitur brenda hapësirave të këtij institucioni, ku si pasojë e këtyre veprimeve të njëjtat kanë kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.Ndërkaq Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Related posts

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

D V

Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin

D V

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy