Agjencia Zhurnal.mk.

Konfirmohen raportet e shkëlqyera mes Ceferin dhe Agim Ademit – I pari i UEFA-s e pret numrin një të FFK-së në shtëpinë e tij

Presidenti Agim Ademi gjatë vizitës së sotme në Slloveni, pas takimit me kreun e Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatoviq, në orët e pasdites është pritur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në shtëpinë e këtij të fundit në Grosuplje, në një ambient të shkëlqyeshëm.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi kreun e UEFA-s për gjendjen aktuale në FFK dhe projektet e mëtejme. Po ashtu, ia prezantoi programin e planet e FFK-së nën udhëheqjen e tij dhe strategjinë e futbollit 2022-2026, si dhe paraqiti kërkesat për mbështetjen e projekteve dhe ideve të tij dhe KE të FFK-së.

Presidenti Çeferin e përgëzoi presidentin e FFK-së për punën e bërë. Atij i pëlqyen idetë e paraqitura dhe u dha mbështetje të gjitha projekteve. Ai u interesua në detaje për punën e deritashme dhe vazhdimësinë e projekteve. Po ashtu, Çeferin e priti me kënaqësi dhe dëshirë të madhe ftesën nga presidenti Ademi për ta vizituar Kosovën dhe për ta inaguruar punën e bërë deri më tash.

Numri një i futbollit evropian konfirmoi vizitën e tij në Kosovë në pranverë, kur edhe do ta hapë zyrtarisht Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, si dhe do të vizitojë Shtëpinë e Futbollit në Prishtinë, si dhe shumë fusha stërvitore, të cilat janë financuar nga programi “HatTrick” i UEFA-s. Ai gjithashtu do të inaugurojë fillimin e realizimit të projekteve në vazhdim. Presidenti Çeferin edhe një herë shprehu admirimin e tij për shtetin e Kosovës dhe për bashkëpunimin e mirëfilltë me FFK-në.

Ai e vlerësoi presidentin Ademi për punën e bërë dhe e inkurajoi të vazhdojë me ritëm dhe motiv të njëjtë. Ndërkaq, kreu i FFK-së e falënderoj presidentin e UEFA-s në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë për udhëheqjen brilante të institucionit evropian të futbollit dhe për përkrahjen e vazhdueshme të FFK-së, por edhe federatave tjera.

Related posts

Elmi Aziri: Kriza thellohet, Qeveria injoroi paralajmërimet dhe propozimet e ASH-së

Lea Muslija

Gir: Më pak përdorim i flamurit evropian, por edhe bllokada të ligjeve në Kuvend

Z.H

Nevzat Bejta: Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të mirë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More