Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë vjetore: Energjia e re në decentralizimin, me kapacitet të plotë drejt zhvillimit të qëndrueshëm

Shkup, 22 dhjetor – Zhvillimi lokal është pjesë përbërëse e avancimit të shtetit, drejtpërdrejtë ndikon për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe pikërisht për këtë shkak të gjitha palët e prekura duhet të bashku të punojnë në drejtim të krijimit të komunave më të fuqishme, konkluduan pjesëmarrësit e Konferencës vjetore për decentralizim dhe sundim lokal, të cilën e organizon UNDP-ja.

 

“Ministria e Vetadministrimit Lokal ka pasur vit ekskluzivisht të suksesshëm. Me Programin e ri për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimin, Strategjinë e re për zhvillim rajonal, Ligjin e  ri për zhvillim të barabartë rajonal, financuam 152 projekte në rajonet planore dhe në komunat me vlerë prej shtatë milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm në Buxhet për këtë dedikim janë planifikuar dhjetë milionë euro. Me këtë vazhdon trendi i rritjes së vazhdueshme të mjeteve për zhvillim të barabartë rajonal, që implementohet përmes Ministrisë së Vetadministrimit Lokal dhe Byrosë për zhvillim rajonal”, deklaroi Zoran Dimitrovski, zëvendës ministër i Vetadministrimit Lokal.

Kryetarja e sapozgjedhur e BNJVL-së, Danella Arsovska në fjalimin e saj tha se fokus në punën e tyre do të jetë vazhdimi i negociatave me pushtetin qendror për pakon e ndryshimeve që kanë të bëjnë me sigurimin e stbilitetit më të madh financiar të pushtetit lokal, ndërmarrjen e kompetencave të reja dhe ndryshime në vendosjen organizative të punës së njësive të vetadministrmit lokal.

UNDP pothuaj dy dekada është partner i besueshëm i komunave dhe qendrave për zhvillim rajonal, përmes implementimit të projekteve për përkrahje të proceseve të zhvillimit të barabartë dhe decentralizimit.

Në konferencën, e cila këtë vit është me temë “Energjia e re në decentralizimin: Me kapacitet të plotë drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, para kryetarëve të komunave janë prezantuar Programi për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizimi 2021 – 2026 dhe instrumentet e reja për financim të komunave nga buxheti qendror. 

Related posts

AEB: Legjislacioni i brendshëm ende nuk është harmonizuar plotësisht me klasteret 2 dhe 3 të Raportit të KE-së

Redaksia

8 viktima dhe 82 raste të reja me Covid

Z H

Shaqiri: Prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ndërtimi i një sistemi arsimor kombëtar cilësor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More