Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë vjetore e KB-së “Liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë” në Shkup

Shkup, 24 tetor – “Liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë” është tema e konferencës vjetore të Kombeve të Bashkuara (KB) që do të mbahet sot në Shkup në kuadër të shënimit të Ditës së KB-së.

Konferenca i kushtohet temave lidhur me të drejtat e njeriut me atë se këtë vit shënohet 75 vjetori i miratimit të Deklaratës për të drejtat e njeriut. Edhe zyra e KB-së në Shkup organizon pritje zyrtare me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara.

Në Muzeun e artit bashkëkohor duke filluar nga ora 17 do të ekspozohen disa nga vizatimet më të mira të fituara në Konkursin e KB-së për fëmijë dhe të rinj me temën për të drejtat e njeriut.

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky