Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë “Turizëm sportiv – aspekte dhe mundësi kyçe për zhvillim”

Shkup, 26 nëntor – Konferenca “Turizmi sportiv – aspekte dhe mundësi kyçe për zhvillim” do të mbahet sot në konakun Kodra e Diellit, në organizim të Fondacionit Servisi sipërmarrës për të rinj.

 

Konferenca ka për qëllim të zhvillojë partneritete të reja të cilat do të ndikojnë ndaj krijimit dhe adaptimit të praktikave dhe politikave në turizmin sportiv, me institucionet përgjegjëse për planifikim dhe zhvillim të ideve të reja përmes zbatimit dhe realizimit të modeleve të reja afariste.

Plotësisht, qëllimi është të motivohet vendosja e praktikës së “laboratorit të inovacioneve” në turizmin sportiv, të këmbehen praktika të mira dhe të promovohen aktivitetet dhe rezultatet nga mësimi para faktorëve të ndryshëm në vend.

“Ideja është të nxiten sipërmarrësit e rinj nga turizmi sportiv të promovohen programet për mësimin e përjetshëm të mësimdhënësve, trajnuesve dhe trajnerëve sportiv, përmes avancimit të shkathtësive të tyre sipërmarrëse për zhvillim të modeleve inovative afariste për turizëm të qëndrueshëm sportiv. Konferenca fokusohet në faktorët nga turizmi sportiv – profesionistë sportiv, menaxherë sportiv, vullnetarë sportiv, operatorë dhe profesionistë sportiv, trajnerë, mësimdhënës, faktorë nacional lokal, klube dhe federata sportive”, paralajmërojnë organizuesit.

Related posts

Samiti i “Ekonomist” për Ballkanin Perëndimor: Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit evropian

D V

Qarkullimi në industri në korrik është zvogëluar në krahasim me qershorin, ndërsa është rritur në krahasim me korrikun e vitit të kaluar

D V

CFO-ja e “Huawei”-t Meng Wanzhou largohet nga Kanadaja dhe arrin në Kinë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More