Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë shkencore-teknologjike “Industritë tradicionale dhe sektorët krijues të penguar nga kriza ekonomike”

Shkup, 25 prill – Industritë tradicionale dhe sektorët krijues të penguar nga kriza ekonomike”, është titulli i konferencës shkencore-teknologjike që do të mbahet sot në Shkup në organizim të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  në bashkëpunim me organizatën “Maqedonia 2025”.

Forumin do ta hapë presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa në suaza të konferencës fjalime përshëndetëse do të kenë Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve dhe Majk Zafirovski, bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit të drejtorëve të “Maqedonia 2025”.

Sipas agjendës, në konferencë do të mbahen dy panel – diskutime me temën “Rritja e bizneseve nëpër investime në zhvillimin shkencor-teknologjik dhe inovacione – roli i shtetit” dhe “Lidhshmëria e bizneseve me inovacionet dhe zhvillimin teknologjik përmes arsimit dhe politikave arsimore”.

Panelistët në konferencë janë Regina Samer, drejtoreshë e partneriteteve strategjike dhe politikave në Inkubatorin Suedez dhe Parqet e Shkencës, Robert Doer, kryetar i Institutit të Ndërmarrjeve të SHBA-së, Vesna Ivanovska, drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës për Arsim dhe Zhvillim dhe menaxhere e programit të Sivus Akcelerator, Vlado Dimovski, profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Lubjanës, Slavko Gaber, profesor i sociologjisë së edukimit në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Lubjanës dhe ish-ministër i Arsimit, Gligor Bishev, profesor universitar dhe anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës Shparkase, Aleksandra Naqeva Ruzhin, profesoreshë në Kolegjin Amerikan në Shkup dhe ish ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Suedi dhe Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. 

Related posts

Bujar Osmani akuza të drejtpërdrejta Albin Kurtit për ndërhyrje në shtetin fqinj

D V

Maqedonia e Veriut pjesë e instrumentit të ri të BE-së për përforcimin e mbrojtjes civile në Evropë

D V

Është vjetëruar rasti “Tenderët” i ish PSP-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy