Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë rajonale shkencore me temë “Sfidat e fëmijëve me kancer dhe Kovid-19”

Shkup, 21 tetor – Koronavirusi i tregoi mangësitë, por edhe aftësinë e sistemit shëndetësor për të mbajtur kujdes për pacientët me sëmundje malinje dhe të zbatojë transplantime të suksesshme në kohë të pandemisë. Kjo u konkludua në konferencën e sotme rajonale shkencore me temë “Sfidat e fëmijëve me kancer dhe Kovid-19”, në të cilën punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare i ndanë përvojat me sfidat gjatë periudhës së kaluar.

 

Në konferencë mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili theksoi se mbështetja tek këta pacientë është me rëndësi të madhe dhe se për atë qëllim është formuar edhe shtëpi e prindërve.

“Me qëllim të mbështetjes dhe këmbimit të përvojave dhe vëmendjes së posaçme të anëtarëve të familjes u organizua shtëpi e prindërve, në të cilën janë vendosur familje të cilat vijnë jashtë Shkupit dhe nuk kanë ku të vendosen. Ne madje edhe në kohën kur theksi u vu tek pandemia, bëmë disa intervenime të cilat deri atëherë nuk ishin bërë, patëm transplantime të suksesshme të cilat tregojnë se madje edhe në krizë të tillë, nuk u anashkaluan këto segmente të rëndësishme në sistemin shëndetësor”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se falë këtyre përvojave, tani saktësisht e dinë se në cilën pjesë nevojitet bashkëpunimi me organizatat joqeveritare.

Njëherit Filipçe foli për vaksinimin si proces i cili do të ndihmojë në mbrojtjen më të madhe të këtyre pacientëve dhe shfaqi shpresë se do të rritet interesimi për ta.

Mjekja Svetllana Kërstevska Ballkanov nga Klinika universitare për hematologji u ndërlidh se në përgjithësi nevojitet vaksinim edhe tek pacientët imunokompromitues.

Ajo tha se siguria dhe efikasiteti i vaksinave tek pacientët imunokompromitues dhe popullata e përgjithshme është identike.

Sipas mjekes Irina Panovska Stavris, ngjarjet e këtilla janë të rëndësishme për fëmijët me sëmundje malinje dhe konkludoi se mjekimi ka shumë aspekte, ndërkaq si më e rëndësishme është mu mbështetja.

Kërstevska potencoi se rritja globale e sëmundjeve malinje është e pranishme edhe në vend, por edhe në korniza botërore, edhe në kontekst të pandemisë me Kovid-19, nevojitet vendosje e qëllimeve dhe sfidave me qëllim të zgjidhjes së përbashkët.

Ajo informoi se nga të dhënat e studimit të publikuar në fillim të vitit 2021, zbatuar në tre kontinente dhe në të cilin janë përfshirë rezultate nga 38 hulumtime me 3.377 pacientë me formë akute të Kovid-19 dhe sëmundjeve hematologjike malinje, del se rreziku i vdekshmërisë tek të rriturit është më i madh, në krahasim me fëmijët.

“Në studim rreziku i vdekshmërisë është krahasuar mes dy grupeve të pacientëve të rritur dhe të fëmijëve, rreziku i vdekshmërisë tek të rrituri është 34 për qind, në raport me katër për qind tek fëmijët. Mosha është një nga faktorët kryesorë për atë se çfarë epilogu do të kishin këta pacientë, mosha dhe trajtimi në momentin e infektimit me Kovid-19 janë rrezik faktorë të zhvillimit të një pasqyre serioze klinike dhe vdekshmëri më e madhe tek ky grup i pacientëve”, sqaroi ajo.

Në konferencëne parë rajonale shkencore me temë “Sfidat e fëmijëve me kancer dhe Kovid-19”, morën pjesë edhe organizata joqeveritare nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

Related posts

Mickoski: Përmes kulturës dhe shkencës ta kërkojmë përparimin dhe të shkojmë përpara

D V

Priten temperatura mbi 40 gradë celsius në Maqedoni

D V

172 raste të reja me Covid, ndërrojnë pjesë 9 pacientë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More