Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë rajonale për modernizimin e administratës publike

Shkup, 29 shtator – Akademia nacionale për administratë publike e Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) më 6 dhe 7 tetor të këtij viti do të organizojë konferencë rajonale onllajn për modernizimin e administratës publike. Sllogani i konferencës është “Lidhuni në mënyrë rajonale – përsosuni në mënyrë individuale”, ndërsa do të mund të marrë pjesë edhe administrata publike e Maqedonisë së Veriut.

Mbi 20 përfaqësues të qeverive nga Ballkani, ekspertë ndërkombëtarë në fushën e administratës publike, komunikimeve dhe digjitalizimit do të kenë mundësi të ndajnë përvoja për sfidat komunikatave dhe shembujt e digjitalizimit praktik të administratave publike në rajon gjatë dy ditëve, përmes pesë paneleve dhe gjashtë punëtorive.

“Kjo konferencë është një nga rezultatet e bashkëpunimit të suksesshëm mes Akademisë nacionale dhe UNDP-së, për të cilën jemi shumë krenarë. Me konferencën e lidhim rajonin dhe prezantojmë digjitalizim praktik dhe komunikim të administratave publike dhe iniciojmë diskutime në tema të rëndësishme për modernizimin e punës së administratave publike dhe sigurimin e shërbimeve të qytetarëve”, deklaroi Dejan Miletiq, drejtor i Akademisë nacionale për administratë publike.

Konferenca onllajn do të realizohet në kuadër të projektit “Trajnim për nëpunës shtetërorë për shekullin 21 në Republikën e Serbisë”, që financohet nga Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (SIDA).

Paraqitja është në këtë link. 

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy