Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë rajonale “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE – sfidat dhe perspektivat”

Shkup, 14 tetor – “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE – sfidat dhe eprspektivat”, është titulluar konferenca e sotme rajonale, që do të mbahet në Shkup, në organizim të Klubit të Podgoricës dhe Federatës Paqësore Universale. 

Siç njoftuan organizatorët, në fillim të konferencës fjalime do të mbajnë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ish presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski.Gjatë konferencës, është paralajmëruar edhe fjalim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe i ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.Në konferencë do të mbajnë fjalime edhe ish presidentët dhe kryeministrat e vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues të organizatave që i përfaqësojnë të rinjtë në procesin e eurointegrimeve.Konferenca në Shkup është pjesë e ciklit të ngjarjeve lidhur me paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor të mbajtura në dy vitet e fundit në bashkëpunim me Klubin e Podgoricës dhe Federatën Paqësore Universale. 

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M