Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë rajonale “Gatishmëri për tërmete dhe rezistencë urbane”

Shkup, 16 maj – Konferencë rajonale “Gatishmëri për tërmete dhe rezistencë urbane” do të mbahet sot në Shkup.

Ngjarjen, siç kumtuan nga Zyra e UNDP-së në Shkup, do ta hapin kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ministri i Vetadministrimit Lokal, Risto Penov, zëvendës përfaqaësuesja e përhershme e UNDP-së për Evropë dhe Azi Qendore, Marina Valter, si dhe Toili Kurbanov, koordinator ekzekutiv i Organizatës për volonterë të KB-së.

Konferenca mbahet me qëllim të prezantimit të shembujve të suksesshëm për ballafaqim me katastrofa natyrore në vende të banuara, si dhe hartimin e zgjidhjeve të reja inovative për avancimin e rezistencës urbane me fokus në ndryshimet klimatike, tranzicionin e gjelbër dhe planifikimin urban të ardhmërisë.

Në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në konferencë do të marrin pjesë mbi 30 ekspertë nga sfera e planifikimit urban, arkitektura, si dhe profesionistë, të cilët punojnë në sferën e pengimit të katastrofave. 

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky