Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë përfundimtare e tuining projektit “Harmonizim i sistemeve nacionale për menaxhim kufitar me kërkesat e BE-së dhe Shengenit”

Shkup, 26 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me një pjesë të kryesisë së Ministrisë sot mori pjesë në Konferencën përfundimtare të tuining projektit të financuar nga BE-ja, i quajtur “Harmonizim i sistemeve nacionale për menaxhim kufitar me kërkesat e BE-së dhe Shengenit”, ku morën pjesë edhe ambasadori sllovak në vendin tonë, Henrik Markush, shefi për bashkëpunim i Delegacionit të BE-së, Stefan Hudolin, si dhe përfaqësues nga MPB të Sllovakisë dhe Sllovenisë dhe liderët e projektit.

 

Siç kumtoi MPB, ngjarja e sotme është rrumbullakësim i aktiviteteve projektuese pothuajse trevjeçare në kuadër të të cilave ekspertë nga Sllovakia dhe Sllvoenia, së bashku me pjesëtarët e Sektorit për punë kufitare dhe emigracion pranë MPB-së, punuan në harmonizimin e sistemit nacional me BE-në me standardet e Shengenit në fushën e menaxhimit të integruar kufitar, në pajtim me qëllimet e BE-së, të kahëzuara drejt strategjive nacionale për inkuadrim.

Tuining projekti është financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë të përgjithshme prej një milion euro, qëllimet primare të të cilit, krahas të tjerave, ishin përgatitja e Udhërrëfyesit për miratim të legjislaturës lidhur me Shengenin, përkatësisht sendërtim të legjislaturës në pjesën e menaxhimit të integruar kufitar dhe përgatitjen e Planit të aksionit të Shengenit dhe propozim strategjisë së re nacionale për MIK (menaxhim i integruar kufitar), harmonizuar me standardet e BE-së dhe Shengenin, por edhe përforcim të kapaciteteve administrative dhe teknike në fushën e menaxhimit të integruar kufitar në disa nivele operative.

Spasovski potencoi se me rëndësi të jashtëzakonshme është që në kuadër të tuining projektit “Harmonizim i sistemeve nacionale me kërkesat e BE-së dhe Shengenit në fushën e menaxhimit kufitar”, një nga aktivitetet kryesore ishte përgatitja e strategjisë nacionale për menaxhim të integruar kufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është përgatitur në pajtim me Konceptin evropian për Menaxhim të integruar kufitar.

“Ministria e Punëve të Brendshme tregoi gatishmëri dhe profesionalizëm në përballjen me kërcënimet dhe sfidat globale në kushte të pandemisë si dhe përballje të suksesshme me sfidat e emigracionit që mbeten një nga prioritetet në punën kufitare dhe atë përmes parandalimit të kalimeve ilegale, shkatërrimin e kontrabandimit të emigrantëve dhe formave të tjera të krimit. Republika e Maqedonisë e kupton dhe e mbështetë në tërësi konceptin e BE-së në të cilin solidariteti dhe ndarja e përgjegjësisë janë në themelin e menaxhimit efikas kufitar”, theksoi ministri Spasovski.

Shefi për bashkëpunim i Delegacionit të BE-së, Stefan Hudolin potencoi se menaxhimi efikas dhe i koordinuar me kufijtë e jashtëm është me rëndësi kyçe për vendosjen e besimit dhe arritje të qëllimit për kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurt.

“Të gjithë ne duhet të punojmë së bashku që të arrijmë menaxhim të plotë efektiv të integruar evropian në praktikë, duke i bashkuar të gjithë faktorët relevantë edhe në nivel evropian edhe në atë nacional”,tha Hudolin.

Related posts

LSDM për 4 vjet i ka rritur pagat për gjashtë mijë denarë, ndërsa VMRO vetëm 1,700 denarë

Redaksia

Konferencë rajonale për modernizimin e administratës publike

D V

Me çfarë fytyre do t’i dalë përpara Mickoski Selës, kur kërkon lirimin e dhunuesve të tij!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More