Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë për transformim digjital, të gjelbër: Duhet të reagojmë shpejtë sepse nesër ndoshta do të jetë vonë

Shkup, 2 nëntor – Botës i duhet ristart, është koha për aksion të shpejtë. Nëse deri më tani ishim në tren i cili ndalej në çdo stacion, tani duhet të hipim në tren të shpejtë. Duhet të sjellim vendime të shpejta, precize dhe të qarta për ekonomi më të shëndoshë dhe më të qëndrueshme, që nënkupton edhe mjedis më të shëndoshë jetësor, porositën pjesëmarrësit në konferencën “Digjitalizimi dhe transferi i teknologjive për uljen e emetimeve të karbonit”.

Siç ishte thënë në hapje, IKT është një nga industritë më të gjelbra dhe detyra e saj është t’iu ndihmojë të tjerëve “që ta kapin hapin” sepse pasojat nga ndryshimet klimatike janë gjithnjë e më të mëdha.

Një nga porositë ishte edhe se, më shumë se kurdoherë, ka nevojë për promovim të metodave shkencore që të vlerësohet ulja dhe shmangia e emetimeve të gazrave serë me zgjidhje specifike IKT në sektorë të ndryshëm, por edhe të mbështetet transformimi i gjelbër digjital në energjetikë, transport, bujqësi dhe ndërtimtari me qëllim përshpejtimin e qëndrueshmërisë së tyre.

“Nuk kemi kohë për pritje. Kaloi koha kur profiti ishte para të gjithave. Nëse doni të keni sukses në ekonominë e re, bashkëkohore, duhet të mendoni gjelbër”, theksoi drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Kosta Petrov.

Ai përkujtoi se, përveç 12,5 milionë euro mbështetje për mbi 267 projekte për kompanitë vendore, Fondi krijon edhe instrument të veçantë për zhvillim të zgjidhjeve inovative për ndotje më të vogël në mjediset urbane në të cilin tashmë janë përfshirë tetë kompani.

Sipas MASIT, sektori IKT është lojtar kyç kundër ndryshimeve klimatike.

Në vend ka rreth 2.000 kompani IKT të cilët bëjnë qarkullim një miliard euro. Nga ata 86 për qind punojnë për firma të huaja dhe janë të orientuara kah eksporti. Nuk kanë nevojë për lëvizje përgjatë botës ose për jetesë në shtet tjetër. Vitin e kaluar rroga në sektorin IKT ishte 1.800 euro bruto, por edhe më tutje shënon rritje në nivel mujor. Për shkak të të gjitha këtyre përparësive dhe rrethanave lehtësuese, siç ishte theksuar, ekziston tendenca që të rinjtë të kthehen këtu, të punojnë në tregje të huaja nga vendi.

Konferenca do të mbahet sot dhe nesër, ndërsa e organizojnë Fondacioni për Servis Sipërmarrës për të Rinj dhe Fondacioni për Menaxhment dhe Hulumtim Industrial.

Sipas pjesëmarrësve, konferenca ndodh paralelisht me Samitin në Glasgou në të cilin liderët botërorë u detyruan që deri në vitin 2050 të investojnë 12 miliardë euro për shkatërrimin e të gjithë karburanteve të cilat e ndotin botën.

Related posts

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy