Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë për aftësi të dukshme për efikasitet energjetik në ndërtimtari

Shkup, 31 gusht – Konferencë me temë “Si deri në aftësi të dukshme, të vlefshme, të vlerësuara dhe të qëndrueshme për efikasitet energjetik në ndërtimtari” sot organizon Oda Ekonomike me rastin e fillimit të Projektit “Aftësi të qëndrueshme energjetike në ndërtimtari: të dukshme, të vlefshme, të vlerësuara” – SEEtheSkills”, si pjesë e Programit evropian për hulumtim dhe inovacione “Horizont 2020”.

Konferenca ka për qëllim që përmes panel diskutimeve t’i prezantojë aktivitetet që do të realizohen në periudhën e ardhshme në kuadër të këtij projekti përmes krijimit të një baze të gjerë, të integruar me të dhëna për punëtorë të certifikuar, trajnime të disponueshme për efikasitet energjetik, dhe kompani të cilat punësojnë persona të certifikuar përmes qasjes inovative 3B. Duke ndërhyrë në rritjen e dukshmërisë së aftësive energjetike, projekti duhet të mundësojë vlefshmëri edhe në nivel ndërkombëtar të aftësive përmes sigurimit të krahasueshmërisë dhe matshmërisë së tyre të bazuar në rezultate të përcaktuara të mësimit dhe në këtë mënyrë të ndikojë në rritjen e vlerës së aftësive dhe nxitje të kërkesës së tyre në tregun e punës.

“Prandaj ky projekt paraqet përpjekje serioze që të jemi në hap me Evropën dhe drejt realizimit të Marrëveshjes së gjelbër evropiane, që do të thotë realizim të qëllimeve energjetike dhe realizim të aktiviteteve për tejkalim të sfidave klimatike”, thonë nga Oda Ekonomike.

Related posts

Pa kapitenin Rrahmani dhe shumë mungesa të tjera, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Irlandës së Veriut

Redaksia

Gjendja sot nëpër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

D V

Mision i kompanisë dhe takime afariste midis grave sipërmarrëse nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More