Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë: Nevojitet intensifikim i reformave mediale dhe stabilitetit financiar për mediat

Shkup, 10 nëntor – Mediumet e lira dhe të pavarura janë shtyllë e demokracisë dhe parakusht për zhvillim inkluziv të shoqërisë, ndërsa përdorimi në rritje i internetit dhe të mediumeve digjitale, kontribuojnë për ndryshim edhe të shprehive audiovizuale të njerëzve. Përhapja e shpejtë e informatave dhe dezinformatave përmes platformave të internetit, nxitë trende tërësisht të reja në informimin edhe tek mediumet tradicionale, që, për fat të keq, kontribuon që senzacionalizmi dhe sipërfaqësimi, shpesh të kenë përparësi para gazetarisë hulumtuese dhe distribuimit të informatave të sakta dhe relevante. Në atë drejtim, gjithnjë e më tepër po rritet nevoja për trupa rregullatorë të pavarur dhe me përgjegjësi, të cilët kanë rol të rëndësishëm në promovimin dhe mirëmbajtjen e lirisë së të shprehurit, respektimit të llojllojshmërive dhe mbrojtjes së grupeve të margjinalizuara në raportimin medial.

 

Këtë e theksoi në video-fjalimin e tij presidenti Stevo Pendarovski në hapjen e konferencës rajonale në organizim të Agjencisë për shërbime mediale audio vizuale me rastin e 25 vjetorit të formimit të Këshillit për radiodifuzion, trashëgues juridik i të cilit është ASHMAV. Sipas tij, me hapjen e negociatave tona për anëtarësim në BE, hapen edhe obligime dhe sfida të reja para ASHMAV-së në kontekst të harmonizimit të legjislaturës nacionale me atë evropiane në sferën e mediumeve.

“Në disa raportet e fundit Komisioni evropian e vlerëson përmirësimin në sferën mediale dhe qasjen proaktive të rregullatorit për mediume në nxitjen e pluralizmit medial, përkushtimin ndaj avancimit të standardeve profesionale të gazetarisë dhe promo vimin e arsimimit medial. Duke e pasur parasysh domosdoshmërinë që trendet e këtilla të vazhdojnë, duhet të punohet në intensifikimin e reformave mediale, por edhe në sigurimin e pavarësisë dhe stabilitetit financiar të servisit publik radiodifuziv dhe rregullatorit për mediume, që përfshin, mes të tjerave edhe transfer të mjeteve të caktuara buxhetore për zhvillim të veprimtarisë radiodifuzive. E tërë kjo është e rëndësishme për përparimin në sferën mediale dhe për arritje të standardeve evropiane në lirinë e të shprehurit dhe informimit, që së bashku ndikon ndaj zhvillimit të plotë demokratik të shteteve”, theksoi Pendarovski.

Shefi i delegacionit të BE-së, ambasadori Dejvid Gir në kontekst të reformave në vend i cili i filloi negociatat për inkuadrim më 19 korrik, të këtij viti, porositi se nesër fillon i ashtuquajturi skriningu bilateral i cili është pjesa më e vështirë e skriningut, me të cilin thellësisht hyhet në secilin sektor, ndërsa para së gjithash janë të fokusuar në reformat përkatësisht harmonizimin e vendit me ligjet e BE-së dhe praktikat e mira, që do të kontribuojë gradualisht, por përmirësime progresive në jetën e qytetarëve. Raporti i BE-së për vendin në sferën e mediumeve thekson, tha Gir, gatishmëri të matur dhe përparim të kufizuar në vitin e fundit me rekomandime konkrete mes tjerash edhe për përforcimin e pavarësisë së rregullatorëve medial dhe servisit publik radiodifuziv, për çka, thotë, nevojitet të ndërmerren aktivitete menjëherë, ndërsa këtu është edhe mbështetja nga KE-ja.

Sipas Zoran Trajçevskit, drejtor i ASHMAV-së, trup rregullator i cili është më i vjetri në vend dhe një prej më të vjetërve në rajon, ka rol veçanërisht të rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë së mediumeve, lirisë së të shprehurit dhe në sigurimin e hapësirës së lirë për paraqitje të mendimeve dhe ideve të ndryshme pa cenzurë, ndërsa në atë drejtim është edhe takimi i sotëm rajonal “Trupat rregullatorë për mediume në ambientin e ri medial – si të garantohet pavarësia”, që e organizojnë me rastin e 25-vjetorit të formimit të tyre.

Në takimin në Shkup marrin pjesë përfaqësues të trupave rregullatorë për mediume të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Related posts

Policia në kërkim të Gjergj Dedaj, i ka “përvetësuar” tabelat diplomatike të veturës

Z.H

Arsovska në takim me euroambasadorin Dejvid Gir

Z.H

Osmani: E ndjekim situatën me qytetarët tanë në Ukrainë, dy familje kanë kërkuar ndihmë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More