Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë ndërkombëtare “Menaxhment strategjik me rrezikqe dhe kriza – gatishmëri për krizat e ardhshme”

Shkup, 19 tetor – Dekani i Fakultetit filozofik prof.dr. Ratko Dunev, sot do ta hapë konferencën dyditore hibride shkencore ndërkombëtare “Menaxhment strategjik të rreziqeve dhe krizave – gatishmëri për krizat e ardhshme”.

 

Instituti për siguri, mbrojtje dhe qetësi nga Fakulteti filozofik për këtë ngjarje është në cilësit të partnerit të konferencës, që organizohet nga ana e Qendrës për analizë të rreziqeve dhe menaxhim me kriza, Beograd.

Instituti për standardizim të Serbisë, Qendrës evropiane për paqe dhe zhvillim, KB, Beograd, Asociacioni kroat për studime ndërkombëtare dhe Fakulteti për kriminalistikë, kriminologji dhe studime të sigurisë në Sarajevë, BeH.

Në konferencë do të diskutohet për menaxhmentin shkencor strategjik të rreziqeve dhe krizave, për sinergjinë e njohurisë nga shkencat shoqërore, natyrore dhe teknike, planifikim strategjik në kushte të pavarësisë, sfida për udhëheqësi në kriza në temë “Mendoni globalisht, veproni lokalisht”, si dhe në shumë çështje të tjera lidhur me menaxhimin e krizave.

Pjesëmarrësit në konferencë do të debatojnë edhe për përvojat e mira dhe ato të këqija – leksione shkencore, pabarazitë dhe rreziqet e shkaktuara nga krizat bashkëkohore, ndikimet socio-ekonomike nga krizat bashkëkohore, për pasoja psikologjike nga krizat bashkëkohore, për kthimin e besimit në organet shtetërore gjatë dhe pas krizave, si dhe për inovacione të gjeneruara nga kërcënime të reja, për biznes modele, por e dhe për menaxhim me rreziqe të shumëfishta/paralele.

Kjo Konferencë është rezultat I bashkëpunimit shumëvjeçar midis institucioneve të theksuara në drejtim të përforcimit të këmbimit të arritjeve shkencore dhe akademike, praktikat dhe përvojat e mira dhe theksimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta.

Konferenca sot dhe nesër do të mbahet në pajtim me modelin online/onsite dhe paraqet pjesë nga bashkëpunimi I lartë arsimor dhe akademik midis institucioneve të ngjashme të rajonit.

Related posts

Njihuni me kompanitë me pagat më të larta mesatare, prej 2000 deri në 10,000 euro

Z H

Reagon kompania që ndërtoi spitalin moduar në Tetovë: Demantojmë informacionet që kanë për qëllim denigrimin e kompanisë sonë

N E

Abgellovska-Bezhoska: Sektori fintek do të sjellë konkurrencë më të madhe, shërbime të reja dhe më të lira financiare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More