Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë ndërkombëtare e Këshillit të Evropës: “Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe dinjiteti i grave rome gjatë krizës”

Shkup, 24 nëntor – Më shumë se 100 gra rome prej sot deri më 26 nëntor do të marrin pjesë në konferencën hibride (me prani fizike dhe onlajn) të organizuar nga Ekipi i romëve pranë Këshillit të Evropës në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.

 

Konferenca do të hapet nga Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe Bjorn Berge, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Konferenca gjatë tre ditëve të ardhshme do të përpiqet të bëjë rishikim në atë si Kovid-19 i përkeqësoi sfidat afatgjata me të cilat po përballen romët.

Konferenca, gjithashtu, do t’i vlerësojë pasojat e situatës së romëve pa shtetësi apo mungesës së dokumentit për identifikim gjatë krizës dhe do t’i vlerësojë çështjet aktuale siç janë feminizmi i romëve, si dhe çështjet e romëve pjesëtarë të LGBTI dhe racizmin mjedisor.

Related posts

Osmani për “Agjenci Evropa”: Hapja e negociatave për anëtarësim është investimi më i lirë i BE-së për të nxitur progresin në Ballkanin Perëndimor

D V

Shabani: Me politikat e reja arsimore krijojmë kuadër me njohuri të dobishme dhe aftësi praktike

Z H

Prej 24 orësh zjarri në Vithkuq ka djegur 5 hektarë me shkurre e pisha

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More