Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë: Ligjet i ndjekin standardet ndërkombëtare, por ka edhe shumë sfida në parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës në bazë gjinore

Shkup, 17 korrik – Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë – 11 Korriku sot ishin pezantuar arritjet në mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje si pjesë e projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut”. Ngjarjen “Ka ndihmë për jetë pa dhunë”, e organizoi Zyra e Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup. 

Afrodita Shala, shefe e Zyrës së UNFPA-së në Shkup, tha se pabarazia gjinore është bazë e problemit margjinalizim dhe kufizim të potencialit të çdo personi të dytë në planetë. 

“Pabarazia gjinore i lë gratë dhe vajzat jashtë shkollave, jashtë fuqisë punëtore, i pengon ato të arsimohen aq sa kanë nevojë dhe duan dhe nga postet drejtuese. Kufizon aftësinë dhe fuqinë e tyre për të marrë vendime për shëndetin dhe jetën e tyre riprodhuese. Dita Botërore e Popullsisë është një kujtesë se në një botë me tetë miliardë njerëz mund të arrijmë një të ardhme të begatë, paqësore dhe të qëndrueshme për të gjithë. Në këtë ditë ne ringjallim bisedat dhe përpjekjet për fuqizimin e grave dhe vajzave për të drejta të barabarta dhe zgjedhje në një botë prej tetë miliardë banorësh”, tha Shala dhe theksoi se përveç inkurajimit të potencialit të grave dhe vajzave, për rezultate në luftën për barazinë gjinore është e nevojshme të përfshihen burrat dhe djemtë.

Theksoi se një nga tre qëllimet globale të UNFPA-së është zero dhunë në bazë gjinore dhe se për realizimin janë të nevojshme: këmbëngulje, qëndrueshmëri, bashkim dhe koordinim, përkushtim ndaj çdo institucioni, organizate, bashkësie, individi.

Elizabeta Gjorgievska, bashkëshorte e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, në hapjen e ngjarjes porositi që të gjithë me kapacitetet e tyre personale dhe profesionale të kontribuojnë në betejën me barrierat sistematike dhe stereotipet e dëmshme që, siç tha, “ta mbyllim kapitullin e errët të dhunës në vrimat e së kaluarës ku bën pjesë”. 

Siç tha, ndryshimet nuk janë vetëm të domosdoshme, por edhe të mundshme dhe “empatia, solidariteti, këmbëngulsia janë vetëm pjesë e arsenalit në luftën me dhunën në bazë gjinore”.

Xhulia Smit, zëvendësambasadore e Mbterërisë së Bashkuar në vend, tha se pabarazia gjinore reziston dhe stagnon në shumë vende edhe pse gratë dhe vajzat janë gjysma e popullsisë në botë, dhe kjo e kërcënon mirëqenien e tyre dhe i pengon që të kenë qasje në mundësi të cilat janë thelbësore për lirinë dhe zhvillimin e tyre – arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe punën. 

Në Maqedoninë e Veriut, siç tha, legjislacioni vlerësohet si i harmonizuar me standardet ndërkombëtare për barazinë gjinore. 

Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje janë shfaqur edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke theksuar se është detyrë e Qeverisë që të reagojë me vendosmëri dhe me shpejtësi në parandalimin e dhunës, ndëshkimin e autorëve dhe mbrojtja nga viktimizimi i sërishëm i viktimave.

Bazuar në Planin e Veprimit (2018-2023) për zbatimin e Konventës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave, para dy vitesh është miratuar Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, i cili është plotësisht në përputhje me dispozitat e Konventës së Stambollit dhe qëllimi i saj është zgjerimi i sistemit të parandalimit dhe mbrojtjes së të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore dhe në familje.

Tashmë është përgatitur raporti i parë nga evaluimi për zbatimin e Konventës së Stambollit rekomandimet e së cilës, tha ministrja, do të jenë udhërrëfyes për përmirësimin e përgjigjes së shtetit drejt parandalimit dhe mbrojtjes më të mirë nga dhuna. 

Njoftoi edhe se MPPS me përkushtim punon në avancimin e sistemit për përballje  me dhunën në bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje.

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky