Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

nga Redaksia

Shkup, 8 maj – Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu ka alarmuar se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor. KSHZ-ja deri tek komisionet në fjalë ka dërguar vërejtje, pas çka shpreson se një dukuri e tillë nuk do të përsëritet.

“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës. Në disa komuna kishim, shkelje, kemi dërguar vërejtje tek të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu. , deklaroi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More