Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë dhe projekt ndërkombëtar “Prehistory in the Balkans”

Shkup, 25 nëntor – Në kuadër të projektit ndërkombëtar Common Cultural Heritage, sot në Ohër do të mbahet edicioni i tetë i konferencës tradicionale kushtuar parahistorisë ballkanike “Prehistory in the Balkans”.

 

Konferenca është ngjarja përfundimtare e projektit të Qendrës për Hulumtime Prehistorike nga Shkupi, Institutit të Arkeologjisë nga Tirana dhe Fakultetit Filozofik nga Beogradi dhe paraqet bashkëpunimin e parë të përbashkët mes arkeologëve maqedonas, shqiptarë dhe serbë.

Në kuadër të projektit, ekspertë dhe studentë punuan së bashku në zonat neolitike të Vlahos në Maqedoni, Pogradecit në Shqipëri dhe Vinçës në Serbi, ku përveç përsosjes së metodave të kërkimit, ndoqën edhe lidhjet parahistorike midis komuniteteve që kanë jetuar në këto zona mijëra vjet më parë, njoftuan organizatorët e manifestimit.

Koordinatorët e këtij projekti do të realizojnë konferencën “Prehistory in the Balkans: Common Cultural Heritage”, në të cilën studentët dhe ekspertët do të prezantojnë njohuritë e marra gjatë punëtorive dhe gjithashtu do të prezantojnë këndvështrime të reja për parahistorinë në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Në kuadër të projektit është përgatitur një broshurë dhe material promovues që përmbledh rezultatet e bashkëpunimit mes arkeologëve maqedonas, shqiptarë dhe serbë. Ato do të jenë të disponueshme në ueb faqen e Qendrës së Kërkimeve Prehistorike pas konferencës.

Projekti “Common Cultural Heritage: interregional research and prehistoric dialogues” mbështetet financiarisht nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian si pjesë e Skemës së Granteve të Përbashkët Rajonale, si pjesë e programit IPA (IInstrument for Pre-Accession).

Related posts

Zaev-Pompeo: Siguria dhe stabiliteti i rajonit asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme në 20 vitet e fundit

Xh M

Bursa për studime në Greqi dhe në Gjeorgji

Z.H

Ganiu mori pjesë në shënimin e 144 vjetorit të Lidhje së Prizrenit në Prizren

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More