Shkup, 7 prill – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri do të mbajë fjalim në konferencën “Shkathtësi për vende të ardhshme të punës – Skills For Future Jobs”, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e projektit “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E @ mk” dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.
Përveç ministrit Shaqiri, në konferencë fjalim do të mbajë edhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Ullman, dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev
“Shkathtësitë e ardhshme profesionale, punësimi i të rinjve dhe mundësitë për sipërmarrje janë temat në të cilat ekspertë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë do të kontribuojnë dhe do të tregojnë trendet e ardhshme, të gjitha këto të bazuar në nevojat dhe pritshmëritë e tregut të punës. Folës nga institucionet qeveritare, sektori privat, akademia dhe shoqëria civile nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe nga Zvicra dhe BE-ja, do t’i paraqesin gjetjet më të fundit të kërkimit dhe do t’i ndajnë përvoja praktike se si të lidhen aftësitë me vendet e ardhshme të punës”, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës