Agjencia Zhurnal.mk.

Konferenca e pestë vjetore për e-tregti në nëntor, për herë të parë në edicion rajonal

Nën moton “E-commerce: Accelerate!” më 11 tetor do të mbahet konferenca e pestë vjetore për e-tregti, në organizim të Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë – AETM.

 

Konferenca këtë vit për herë të parë merr karakter rajonal dhe në të pritet të marrin pjesë mbi 400 mysafirë – sipërmarrës të suksesshëm, e-tregtarë, drejtorë të kompanive dhe përfaqësues qeveritarë nga Maqedonia, Serbia, BeH-ja, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria dhe Kroacia që e bën unikate dhe të vetme në rajon në edicionin e vet të pestë jubilar.

Organizuesit, si edhe viteve të kaluara, paralajmërojnë program me cilësi të lartë të mbushur me folës të shquar ndërkombëtarë dhe vendorë të cilët përmes ligjeratave, panel-diskutimeve dhe bisedave joformale do t’i bartin ekspertizat dhe përvojat e veta nga sfera e e-tregtisë, digjitalizimit dhe marketingut digjital.

Theksi kryesor në edicionin e sivjetmë jubilar do të vihet në përshpejtimin si pjesë kyçe e ekosistemit sipërmarrës për arritje të rritjes dhe zhvillimit të bizneseve. me përshpejtimin, vjen nevoja për zgjerim të njohurive dhe implementim të veglave, taktikave dhe strategjive të reja.

Sipas organizuesve, shumë kompani kanë arritur ta adaptojnë e-tregtinë si kanal të vetin primar apo plotësues për shitje, por ende nuk është realizuar potenciali i plotë të cilin e ofron e-tregtia për rritje të bizneseve.

Vitin e kaluar konferenca për e-tregti ishte nikoqire e mbi 400 pjesëmarrësve nga 150 kompani, organizata, universitete dhe institucioneve qeveritare nga vendi dhe rajoni, ndërsa prezantime të veta patën 30 folës nga 10 vende.

Related posts

Pesë shtetet që sjellin më së shumti turistë

Xh M

Maqedonia e Veriut dhe Rumania po përforcojnë bashkëpunimin e biznesit

Z.H

Bashkëpunim tregtar dhe investues i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More