Agjencia Zhurnal.mk.

Konferenca e 9-të studentore për efikasitetin e energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Shkup, 13 dhjetor – Prej sot deri më 15 dhjetor do të mbahet edicioni i nëntë i Konferencës studentore për efikasitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm 2021 (SKEEOR), e mbështetur nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FETI).

Në hapje të konferencës do të drejtohen rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Nikolla Jankulovski, dekani i FETI-të Dimitar Tashkovski, zëvendësshefi i sektorit për mjedis jetësor të Qytetit të Shkupit Nikolla Jovanovski dhe koordinatori i SKEEOR, Lihnida Stojanovska-Georgievska.

Siç paralajmëruan organizatorët, në kuadër të konferencës katërditore, të pranishmit do të mund të dëgjojnë sërë ligjerime plenare nga përfaqësues vendor dhe të huaj për pesë tema në fokus të kësaj konference – Burimet e rinovueshme të energjisë, automatizimi dhe matja e efikasitetit të energjisë, automjetet elektrike dhe transportin me efikasitet energjetik, efikasitetin e energjisë dhe qëndrueshmërinë mjedisore, si dhe teknologjitë dhe materialet e reja dhe efikasitetin e energjisë në ndërtesa, ndërtim dhe arkitekturë.

Konferenca e sivjetshme po mbahet onlajn në platformën zoom.

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy