Agjencia Zhurnal.mk.

Koncert i parë solistik nga Laura Krliu

Si pjesë e edicionit të 42-të të festivalit “Vera e Shkupit” 2021, do të mbahet koncerti i parë solistik nga Laura Krliu dhe grupi i saj i titulluar

 

  • “Shpirti modern i këngës të lehtë qytetare“.

“Shpirti modern i këngës të lehtë qytetare“ është një koncert në të cilin Laura Krliu, e shoqëruar nga grupi i saj, do të interpretojë këngët më të bukura të vjetra qytetare në aranzhimet e reja moderne, si dhe disa këngë të saja origjinale

Laura Krliu – Vokal

Fjola Ismaili – Vokal

Krenar Ismaili – Violinë

Slavko Gjorgiev – Saksofon

Petar Lukic – Piano

Nevrus Bajram – Kitarë

Ivan Petrovski – Kitarë

Dejan Mitrovic – Bas Kitarë

Antonie Veskovski – Baterist

Ratko Dautovski – Perkusion

PROGRAMI

  1. Shiu i verës
  2. E dehur jam
  3. Vajta Kalova
  4. Se do ti dua
  5. Kush niset me bo sevda
  6. Margjela
  7. Lemza
  8. Jorgjica, jorgjica
  9. You love makes me a winner
  10. Kjo bachata
  11. Nata e fundit

“Shpirti modern i këngës të lehte qytetare” është koncerti i parë solistik i Laura Kërliut e cila do jetë e shoqëruar me orkestër dhe së bashku do ti ringjallin këngët e lehta shqipëtare në stil të cilin nuk e keni dëgjuar ndonjeherë deri sot.

Orkestra përmban muzikant të etniciteteve të ndryshme por gjithashtu dhe trupa e vallëzimit, e cila do krijojë një fuzion të artit dhe kulturës për të cilen publiku nuk do mund te jet indiferent.

Nga Bashkëpunimi shumë i gjatë mes Laures dhe aranzherit dhe producentit të këtij koncerti Antonie Veskovski lindi ideja e ringjalljes moderne duke mos i ikur magjisë të kengës shqipëtare para publikut në mënyrë të re dhe inovative.

Koncerti do të mbahet me daten 29 Korrik, dhe në përputhje me të protokollet për mbajtjen e koncerteve dhe hyrja do të jetë me pagesë të biletës me një çmim prej 200 denarë të cilat mund të blihen para fillimit të koncertit në hyrje të Suli an-it.

Related posts

Thënie për përkthyesit

D V

Folk Fest falenderon Ganiun për arritjen të raditet në mesin e festivaleve më të fuqishme në rajon

Z H

ITSHKSH sublimon aktivitetet në festën e pavarësisë në Vlorë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More