Agjencia Zhurnal.mk.

KON: Olimpiada dhe Paralimpiada Dimërore e Pekinit na lanë shumë trashëgimi të çmuara olimpike

Kryetarja e Komisionit të Kulturës dhe të Trashëgimive Olimpike pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Patama Leeswadtrakul vlerësoi lart Olimpiadën dhe Paralimpiadën Dimërore të Pekinit, duke pohuar se Kina i paraqiti botës nivelin e lartë të zhvillimit të veprimtarive ndërkombëtare, duke lënë shumë trashëgimi të çmuara olimpike

 

Gjatë një interviste ditët e fundit për gazetarin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG), zj. Patama Leeswadtrakul, njëherësh anëtare e KON-it e Tajlandës, shprehu mendimin se domethënia e Paralimpiadës Dimërore të Pekinit ka kaluar atë të një veprimtarie sportive dhe ka inkurajuar shumë pasionin e njerëzve me aftësi të kufizuara të vendeve të ndryshme të marrin pjesë në sport, duke u sjellë atyre energji të madhe pozitive.

“Kina i paraqiti botës një nivel të lartë të organizimit të veprimtarive ndërkombëtare sportive, veçanërisht në aspektin e novacionit teknologjik,” theksoi zj. Patama Leeswadtrakul.

Ajo vuri në dukje se Pekini i ka kushtuar rëndësi të madhe edhe mbrojtjes së mjedisit. Stadiumi ‘’Foleja e zogut‘’, ku u zhvilluan ceremonitë e hapjes e të mbylljes për Paralimpiadën Dimërore 2022, është gjithashtu vendi ku u zhvilluan ceremonitë e hapjes e të mbylljes të Olimpiadës Verore 2008 dhe Olimpiadës Dimërore 2022. Kjo do të shënohet në historinë e Olimpiadës dhe do të bëhet trashëgimi olimpike, shtoi kryetarja Patama Leeswadtrakul.

Organizatorët e Paralimpiadës Dimërore të Pekinit transformuan shumë instalime në objektet sportive të Olimpiadës Dimërore sipas kërkesave të personave me aftësi të kufizuara dhe kjo mishëron simpatinë për këta persona, theksoi zj. Patama Leeswadtrakul.

“Në Fshatin Olimpik u zgjeruan kalimet dhe u rregullua lartësia e tavolinave për paralimpistët që përdorin karrocë. Në restorantet e sportistëve u ofruan menu me alfabetin Brej. Të gjitha këto më kanë lënë përshtypje të thella. Shpreh falënderime për Komitetin Organizativ të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, që krijoi mjedis të përshtatshëm për sportistët, me novacione të llojllojshme teknologjike. P.sh., teknologjia e inteligjencës artificiale u ofroi shpjegime në gjuhë të shenjave paralimpistëve me aftësi të kufizuar dëgjimore. Këto pallate dhe instalime do të bëhen trashëgimi olimpike dhe do të shërbejnë si shembull për ndërtimin e qytetit.”

Zj. Patama Leeswadtrakul është e mendimit se Olimpiada Dimërore e Pekinit hapi kapitullin e ri të historisë së kësaj veprimtarie, qoftë në punët organizative, përdorimin e teknologjive të larta, konceptin e karbonit të ulët, apo shërbimet cilësore të vullnetarëve.

“Pamë përpjekjet e mëdha të Kinës për nxitjen e çështjes sportive ndërkombëtare. Gjatë zhvillimit të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, përjetova nga afër shërbimet e vullnetarëve. Këtu shpreh falënderime të veçanta për vullnetarët, që janë mjaft të kualifikuar. Ata mund të flasin lirisht jo vetëm në anglisht, por ofrojnë edhe shërbime në shumë gjuhë të tjera. Vlerësoj nga zemra Kinën që organizoi me sukses Olimpiadën dhe Paralimpiadën Dimërore me karbon të ulët dhe me vazhdueshmëri.”

Related posts

COVID-19: Italia po bën më mirë se SHBA, thotë Fauci

D V

Tajvani studion taktikat e luftës që i aplikoi Ukraina kundër Rusisë

D V

‘Kur u largua nga Barca, Messi qau dhe përjetoi shok emocional’ – Henry kërkon durim për argjentinasin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More