Shkup, 27 mars – Komunikacioni në rrugët e vendit por zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritej më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Në autostradën A1, aksi Petrovec – Katllanovë, po kryhen aktivitete ndërtimore, për ç’shkak ka regjim të ndryshuar të lëvizjes së automjeteve. Komuniakcioni po zhvillohet pa pengesa dhe rekomandohet qasje e kujdesshme.