Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Tetovës u ka bërë thirrje qytetarëve në debat rreth buxhetit në vitin 2022

Tetovë, 24 dhjetor – Në drejtim të transparencës maksimale për qasje publike, Komuna e Tetovës organizoi debat publik për buxhetin për vitin 2022. Debati është me qëllim që të përfshihen edhe qytetarët në përpunimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Do të mbahet në Sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës të hënën në ora 13:00.

 

Janë ftuar të gjithë qytetarët, shoqatat qytetare, organizatat joqeveritare dhe të gjitha palët e interesuara që publikisht t’i shprehin qëndrimet e tyre, vërejtjet dhe propozimet lidhur me buxhetin për vitin 2022. Çdoherë jemi të hapur për dialog kontruktiv dhe miratimin e zgjidhjeve të përbashkët. Të gjitha vërejtjet dhe propozimet, do të merren parasysh në evaluimin e mëtejshëm”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Kryetari i Komunës Bilall Kasami për nesër organizon takim të hapur për diasporën.

“Unë personalisht së bashku me ekipin tim do t’ju pres të gjithëve që t’i dëgjoj idetë e juaja, kërkesat, nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohemi gjatë qëndrimit në atdheun e juaj, si t’i lehtësojmë nevojat e juaja të cilat paraqiten gjatë qëndrimit të juaj”, tha Kasami përmes Fejsbukut. 

Related posts

54 raste të reja me Covid, nuk ka pacientë të vdekur

Z H

Kufizohet shpejtësia e lëvizjes në rrugën Strugë – Qafë Thanë

Redaksia

Shpërblim financiar për mjekët amë nëse i kanë mbi 70 për qind pacientë të vaksinuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More