Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Tetovës demanton lajmet për furnizim me badema, lajthi e kikirika

Tetovë, 9 gusht – Komuna e Tetovës sqaron opinionin lidhur me informacionet e publikuara në disa media rreth pretendimeve për keqpërdorim të buxhetit nga ana e Komunës së Tetovës.

Pretendimet se kontrata e reprezentacionit të Komunës së Tetovës përmban keqpërdorime të buxhetit janë të paqena dhe të paargumentuara. Kontrata në fjalë është hartuar dhe negociuar me kujdes, duke u bazuar në specifikacionin e tenderimit dhe në nevojat qartësisht të përcaktuara dhe transparente, dhe çdo shqyrtim i kontratës së reprezentacionit do të tregojë se ajo është në përputhje me këto specifikacione. Kontrata ka për qëllim prokurimin e produkteve për reprezentacion, duke përfshirë ujë, lëngje, ëmbëlsira e gjëra tjera për nevojat e pritjes së mysafirëve dhe delegacioneve. Komuna e Tetovës nuk ka harxhuar aq mjete sa pretendohet për ‘ushqimet’ në fjalë, përkundrazi nuk është furnizuar fare me gjëra të tilla.

Komuna e Tetovës kërkon nga të gjithë ata media që shperndajnë dezinformata vetëm per ta njëllosur punën e komunës të kërkojne falje publike. Në të kundërtën komuna do t’i padis për shpifje.

Related posts

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodër të Diellit

D V

Këshilli i 30-të ministror i OSBE-së në Shkup (drejtpërdrejt)

D V

Aeroplani i Lavrovit ka ardhur në Shkup përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk ka lejuar fluturimin për shkak të Zaharovës

D V