Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Pejës s’ka mundësi ta shpëtojë Besën nga shuarja, flet kryetari Gazmend Muhaxheri

Besa e Pejës po i kalon ndoshta momentet më të vështira që prej themelimit të saj.

Njëri prej klubeve më të suksesshme në histori të futbollit kosovar ka përfunduar në krizë të thellë dhe si rezultat i kësaj, e rrezikon edhe shuarjen.

Klubi Bardh e Kuq në vitet e para të pasluftës e thoshte fjalën kryesore në futbollin kosovar, por viteve të fundit e ka marrë tatëpjetën dhe tash e ka prekur fundin.

Kohë më parë klubi ishte nën menaxhim të Komunës së Pejës, e cila e nxirrte nga situata kur kishte nevojë dhe vështirësi.

Por, tash klubi është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare dhe në Komunën e Pejës thonë se s’mund të bëjnë asgjë për shpëtimin e klubit.

Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, në një bisedë për “Gazetën Express” e shpreh shqetësimin që klubi i cili dikur e bënte krenar këtë qytet, ka shkuar drejt greminës.

Por, me keqardhje ai thotë se institucioni që e drejton, nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim.

“Klubi është OJQ dhe Komuna nuk ka të bëjë asgjë më të. Nuk mund ta ndihmojmë, edhe pse na vjen keq që Besa ka përfunduar në këtë gjendje. Ndoshta kanë bërë shpenzime marramendëse dhe tash nuk mund ta menaxhojnë klubin. Është për keqardhje që klubi ka ardhur në situatë të tillë. Sidoqoftë, Komuna s’merret me klube”, u shpreh për “Express” kryetari i Komunës së Pejës.

Muhaxheri po ashtu e hedh poshtë mundësinë që klubi të rikthehet nën menaxhimin e Komunës.

Pejanët nuk janë në gjendje ta nisin sezonin e ri në Ligën e Dytë të Kosovës pasi s’janë të aftë t’i mbulojnë shpenzimet, prandaj edhe e kanë paralajmëruar tërheqjen nga garat ende pa nisur mirë sezoni.

Besa konsiderohet si klubi i dytë më i suksesshëm kosovar pas Prishtinës.

Është mëkat dhe për keqardhje që një klub që dikur e dominonte futbollin kosovar, të shkojë drejt shuarjes, njëjtë si qindra klube që janë shuar në futbollin e pasluftës.

Related posts

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy