Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Manastirit nga 10.000 denarë familjeve të sulmuesve të 27 prillit

Manastir, 24 prill – Komuna e Manastirit do t’i shpërblejë me nga 10.000 denarë familjet e të dënuarve për sulmin e organizuar në Kuvendin e 27 prillit 2017. Kjo iniciativë e titulluar “Ndihmë për familjet e të dënuarve padrejtësisht” është dorëzuar në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Manastirit nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit. Për të, përveç këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, kanë votuar edhe këshilltarët nga E majta. Në seancë nuk morën pjesë këshilltarët nga LSDM dhe Ndryshe, transmeton Portalb.

Këshilltarja e DOM, Anastasia Trajkovska, tha se do të largohet nga votimi, sepse Këshilli nuk është vend ku mund të gjykojë nëse dikush është dënuar padrejtësisht apo drejtësisht.

Këshilltari nga E majta, Gavril Trajkovski, nga foltorja kritikoi se kjo është pika më hipokrite në historinë e Këshillit dhe se nuk ka e ka vendin në rend dite. Por dy këshilltarët e Të majtës votuan “pro” dhe thanë se besojnë se këto familje kanë nevojë vërtet për ndihmë.

Në sulmin e organizuar në Kuvendin e ndodhur më 27 prill 2017, rreth 300 persona të maskuar hynë në Kuvend për të penguar zgjedhjen e Talat Xhaverit në krye të Kuvendit. Personat që hynë në ndërtesën e Kuvendit, sulmuan deputetët dhe gazetarët. Në procesin gjyqësor janë dënuar 16 persona për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy