Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Klinës nuk e mban premtimin, premiot për rikthimin e Dukagjinit në Superligë ende nuk janë kryer

Dukagjini rikthimin në elitën e futbollit kosovar e arriti përmes ndeshjeve të barazhit, duke mposhtur fillimisht Flamurtarin, e pastaj edhe Trepçën ’89.

Për rikthim në Superligën e Kosovës, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ua kishte premtuar një premi prej 60 mijë eurove futbollistëve të klubit nga ky qytet.

Këtë premtim ai e kishte bërë pas një vizite në stadiumin “18 Qershori”, në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Trepçës ’89.

Por, edhe pse kanë kaluar saktësisht dy muaj nga ajo ditë, ky premtim nuk është realizuar ende.

“Zeri.info” nga burime mirë të informuara merr vesh se KF Dukagjini ende nuk ka marrë 60 mijë eurot e premtuara.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim, nëse ky premtim nga i pari i Klinës do të plotësohet.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Sidoqoftë, KF Dukagjini duket se është një klub mirë i organizuar, pasi që në radhët e veta deri më tani ka transferuar futbollistë si Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti, Jean Carrioca e të tjerë.

Related posts

Në Çair u mbajt turneu i shahut të të rinjëve, prezent dhe kryetari i komunës, Ganiu

Z.H

Pendarovski: Shkupi ende jeton me kujtimet nga tërmeti

Xh M

Përleshje mes dy familjeve në Gostivar, 1 person humb jetën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More