Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Karposhit: Xhamia që po ndërtohet në Zllokuqan të Shkupit është ndërtim i paligjshëm, 15 ditë afat për t’u rrënuar

Shkup, 10 janar – Xhamia që po ndërtohet në vendbanimin Zllokuqan të Shkupit është ndërtim i paligjshëm dhe njerëzit që po e ndërtojnë, kanë 15 ditë kohë për ta rrënuar, thonë nga Komuna e Karposhit.

 

Pasi qytetarët kanë lajmëruar se mes shtëpive në mes të lagjes po ndërtohet xhami, të shtunën në terren kanë dalë inspektorët e komunës. Kur kanë shkuar për inspektim nuk janë kryer punë ndërtimore, por është konstatuar se ka një objekt për të cilin nuk është lëshuar leje ndërtimi.

Përgjegjësit e këtij objekti, janë ftuar që sot në ora të shkojnë në takim me kryetarin e komunës, Stevço Jakimovski.

“Deri më tani askush nuk i është përgjigjur ftesës për takim dhe nuk ka ardhur në komunë. Inspektorati caktoi afat 15-ditor për largimin vullnetar të objektit të paligjshëm. Në rast se objekti nuk hiqet vullnetarisht në afatin e paraparë, rasti do të raportohet në Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm”, thonë nga Komuna e Karposhit.

Qytetarët dërguan fotografi në redaksinë e sdk.mk nga xhamia që po ndërtohet në Zllokuqan, duke thënë se askund nuk ka njoftim se çfarë po ndërtohet, e as tabelë kush po e ndërton objektin dhe kur është dhënë leja e ndërtimit.

Related posts

Shilegov: Në Çair për 50 vjet nuk është punuar asgjë

D V

Gjithsej 12.865 persona deri dje kanë kontrolluar listën zgjedhore

N E

Sot takim i ri Zaev – Gashi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More