Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Gostivarit do të ndajë bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe sëmundje të rralla

Gostivar, 8 shkurt – Nxënësit që kanë një nga sëmundjet e rralla apo paaftësi në zhvillim do të marrin bursë mujore nga Komuna e Gostivarit. Nisma është pjesë e aktiviteteve që vetëqeverisja lokale planifikon në kuadër të shënimit të muajit të personave me sëmundje të rralla.

Propozimi i kryetarit Arben Taravari u mbështet nga përfaqësuesit e partive politike që marrin pjesë në Këshillin komunal, ku duhet të votohet ky vendim.

Shënimi i muajit të personave me sëmundje të rralla nisi simbolikisht me ngjyrosjen e pëllëmbave, ku morën pjesë punonjës të administratës, këshilltarë.

Kryetari i komunës në konferencën për shtyp me këtë rast sqaroi se deri më tani janë identifikuar rreth 35 nxënës dhe këto ditë do të plotësohet lista me të gjithë ata që do të marrin bursa.

“Dje kam pasur një takim joformal me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Këshillin Komunal të Gostivarit për të koordinuar rreth mënyrës dhe aktivitetet për shënimin e muajit të personave me sëmundje të rralla. Ne vendosëm që nxënësve të tillë t’u ofrojmë bursa në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme. Bursat do të ndahen çdo muaj nga Komuna e Gostivarit. Edhe pse nuk kemi paraparë para në buxhetin komunal për një gjë të tillë, kemi konstatuar se ekziston mundësia. Me ribalancimin e buxhetit dhe vendimin në këshill për të cilin u sigurova se do të mbështetet, mund të veçojmë një shumë në përputhje me mundësitë buxhetore. Tani për tani do të jetë një sasi modeste, por do të rritet dhe uroj që të vazhdojë”, tha kryetari Taravari.

Iniciativa për shënimin e muajit të personave me sëmundje të rralla e ka inicuar Josif Misheski nga Gostivari, i cili është i vetmi në Maqedoni me “ihtiozë”.

Në kuadër të muajit të personave me sëmundje të rralla, këto ditë, selia e komunës do të ndriçohet me dritën e duhur, me ç’rast vetëqeverisja lokale do të përfshihet në dhënien e mbështetjes.

Kryetari paralajmëroi edhe disa aktivitete të tjera të cilat, siç theksoi, do të sensibilizojnë qytetarët për nevojat e kësaj kategorie njerëzish. 

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky