Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Gostivarit do të jep 10.000 denarë në muaj për familjet që kujdesen për fëmijët pa mbështetje prindërore

Gostivar, 21 tetor – Të gjitha familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare, gjegjësisht në shtëpitë e tyre do të pranojnë fëmijë që kanë nevojë për kujdes, do të marrin ndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit në vlerë prej 10 mijë denarë në muaj.

Kjo u premtua nga kryetari Arben Taravari gjatë prezantimit të fushatës “Shtrije dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar”, që ka për qëllim promovimin e kujdestarisë dhe rritjen e numrit të familjeve kujdestare.

Aktualisht në Gostivar janë 5 fëmijë që presin të vendosen nëpër familje kujdestare.

“Vazhdojmë të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ato familje të cilat do të tregojnë gatishmëri për përkujdesje. Sot edhe para të pranishmëve theksova se për t’i motivuar ato familje, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë me dhjetë mijë denarë në çdo muaj. Aktivitetet dhe suport të këtillë kemi treguar edhe në të kaluarën për sportistët, nxënësit më të mirë, familjet në nevojë, dhe besoj se me këtë lloj ndihme dhe motivimi do të vazhdojmë edhe në të ardhmen” – deklaroi kryetari Arben Taravari.

Kjo fushatë nacionale realizohet nga “S.O. Fshati i Fëmijëve” në bashkëpunim me Qendrat për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare “11 Tetori”, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe pushtetin lokal, ndërsa mundësohet nga Ministria gjermane e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit.

Familjet kujdestare ndihmë financiare marrin edhe nga shteti. Ndryshe, për të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen kujdestarë më shumë informacion se si të bëhen kujdestarë do të mund të marrin çdo ditë pune në Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar.

Related posts

Emërohen tre anëtarë të rinj të Këshillit të drejtorëve të “Maqedonia 2025”

Xh M

Kasami: Objekti i ish Radio Tetovës duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë, jo vetëm për qendrën sociale-kulturore

Z.H

Pendarovski: Nuk përjashtohet mundësia që në “listën e zezë” të SHBA të gjenden edhe funksionarë aktualë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More