Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Çairit do të vendosë Memorial për viktimat e Srebrenicës

Shkup, 6 korrik – Komuna e Çairit do të vendosë Memorial kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Një delegacion i Komunës gjatë vizitës së tyre në Sarajevë e kanë prezentuar projektin edhe para anëtarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

 

Nga Komuna e Çairit informuan se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me deputetin e BDI-së, Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin, gjatë qëndrimit në Sarajevë e informuan Xhaferoviqin dhe ia prezantuan projektin për Memorialin kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës dhe i cili do të jetë i vendosur në territorin e Komunës së Çairit.

Xhaferoviqit, thuhet në kumtesë, njëkohësisht i është bërë ftesë për pjesëmarrje të delegacionit nga Bosnja e Hercegovina me rastin e zbulimit të këtij Memoriali.

“Ai nga ana e tij u falënderua që përmes këtij Memoriali do t’i jepet një kontribut i rëndësishëm ruajtjes së kujtimit për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, është shprehur kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu

Related posts

Pendarovski në vizitë zyrtare në Greqi – e para e nivelit më të lartë në mes dy shteteve

D V

IM: Artan Grubi kapet mat duke montuar shpifje kundër opozitës shqiptare!

Redaksia

Zaev: Ballkani Perëndimor i fuqishëm dhe prosperitar paraqet kontribut të domosdoshëm për ekonominë evropiane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More