Agjencia Zhurnal.mk.

Kompletohen testet mjekësore: Camavinga mund të quhet lojtar i Real Madridit

Eduardo Camavinga do të jetë lojtar më i ri i Real Madridit dhe transferimi do të kompletohet në orët e ardhshme.

 

Mesfushori ka zgjuar interesimin edhe të Manchester United e Paris Saint-Germain, por Los Blancos po e mbyllin transferimin e tij nga Rennes.

Lojtari 18-vjeçar ka kohë që është në radarin e Real Madridit dhe transferimi i tij do të mbyllet në shumën e 35 milionë eurove.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Camavinga ka kompletuar testet mjekësore të hënën në mbrëmje.

Carlo Ancelotti nuk do ta lë atë në huazim, pasi e dëshiron atë menjëherë të inkuadruar në skuadër.

Lojtari kishte bërë debutimin te Rennes si një 16-vjeçar, derisa Real Madridi mposhti konkurrencën nga United dhe PSG për nënshkrimin e lojtarit. 

Related posts

Lajm shokues para edicionit të ri në Ligën Premier: Arrestohet futbollisti i Evertonit nën akuza për pedofili

D V

Probleme të shumta, para, gjatë dhe pas ndeshjes finale Itali – Angli, UEFA hap hetim

D V

Joshua refuzoi ofertën mbi 10 milionë euro për t’u larguar nga Hearn

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More