Agjencia Zhurnal.mk.

Kompania e kroatit Mate Rimca do të jetë pronare e Bugatti

Kompania e kroatit Mate Rimca do të jetë pronare e Bugatti, kurse kompania Rimac Automobili do të shndërrohet në Rimac Group e ndarë në dy kompani – Bugatti Rimac dhe Rimac Technology.

 

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë Rimac Automobili. Me këtë është konfirmuar lajmi që Rimac do të ketë në pronësi Bugatti, kompaninë e njohur për veturat super luksoze dhe jashtëzakonisht të shpejta, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Mate Rimac në profilin e tij në Facebook, përbri disa fotografive të postuara të Nevera, Bugatti dhe Porsche duke garuar në pistë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D356302516149371%26set%3Da.269240991522191%26type%3D3&show_text=true&width=500

Më shumë informacione për këtë ngjarje në industrinë e automobilizmit do të bëhen të ditura pas pak minutash, ku do të shfaqet në qytetin kroat Dubrovnik, Mate Rimca, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Rimas Automobile, ku do të zbulojë detaje.

Aty do të jenë edhe Oliver Blume, drejtor ekzekutiv i Porsche dhe Lutz Meschkea zëvendësdrejtorit financiar të gjigantit gjerman.

Related posts

Sot, të gjitha veturat kanë ekrane – por një të tillë e kishte edhe një veturë e vitit 1986

D V

Policia Bashkiake gjobit makinat luksoze në Tiranë, Veliaj thotë se s’do të ketë tolerancë

D V

Volkswagen ID. Life do të jetë i gatshëm në vitin 2025, vetura elektrike do të kushtojë vetëm 20.000 euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More